Kasijas, tifo për Realin dhe… Napolin
Iker Kasijas, portieri i famshëm i Real Madrid dhe kombëtares spanjole, aktualisht po kalon vitet e fundit të karrieres së tij me Porton. Që prej verës së vitit 2015, njeriu i ”kuadratit”, i është bashkuar “dragonjve” ndërsa më parë kishte fituar gjithçka me Realin dhe “furitë e kuqe”.
Edhe këtë vit, Kasijas po ecën mjaft mirë, teksa ka ngritur në qiell Superkupën e Portugalisë dhe është në garë për titullin luzitan në vënd, si dhe për trofeun e Champions League. Por mjeshtri “punës”, ndërsa ka rekordin e 175 paraqitjeve në kompeticionin e Champions, ka tërhequr vëmendjen e ambientit sportiv në mbarë botën, kur në Twitter, ka bërë një listë me skuadrat që ka në zemër.
Shtypi pranë klubit të Juventus, e ka marrë si provokim faktin që nga Italia, skuadra që tërheq legjenden spanjole, lidhet me emrin e Napolit.