Botas “pushton” Melburnin, zhgënjen Ferrari

Befasi në pistën “Albert Park” të Melburnit. Piloti finlandez Valteri Botas fiton Çmimin e Madh të Australisë, starti i botërorit në Formula 1.

Edhe pse u nis i dyti, Botas arriti qysh në xhiron e parë ta kalonte shokun e skuadrës së tij britanikun Ljuis Hamilton, kryesim të cilin e ruajti deri në përfundim të garës, duke mos e vënë në dyshim për asnjë cast triumfin e tij.

Finlandezi Valteri Botas e përshkoi vijën e finishit të garës me kohën 1h 25’27.325”. Pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës Mercedez, Ljuis Hamilton me +20.889”. Podi i fituesve u plotësua nga holandezi Maks Verstapen i Red Bullit, me +22.52” më shumë.

Në këtë start i këtij botërori të Formula 1, paraqitja e skuderisë “kokëkuqe” të Ferrarit i zhgënjeu tifozët e shumtë të saj. Sebastian Vetel u rendit në vendin e 4-të, ndërsa shoku i tij i ri, Çarls Leklerk në vendin e 5-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!