Tenis: “Indian Wells”, në finale Tim-Federer

I pozicionuar në vëndin e shtatë, austriaku Sarà Tim, siguroi finalen e “Indian Wells” në tenis, ndërsa mundi Raoniç 2-1. Në fakt, “haka” shkoi te i zoti, sepse kanadezi Milos Raoniç (vëndi i 13), bëri fare pak për të kaluar kundërshtarin. Rezultatet teknike ishin 7-6, 6-7, dhe 6-4- gjithnjë në favor të austriakut.
Nga ana tjetër, finalisti është një ëmer i njohur. Zviceriani Roxher Federer, kaloi pa pasur nevojën e gjysmëfinales, pasi rrivali tij për këtë raund, Rafael Nadal, nuk u paraqit. Arsyeja e thjeshtë. Spanjolli një ditë më herët, pësoi një dëmtim në gju, pa mundur të rikuperojë në kohë. Me gjithë ndërhyrjet e stafit mjekësor, iberiku ngriti flamurin e bardhë, ndërkohë që finalja , i shkoi dyshes Tim-Federer.