Kanavaro, trajneri i ri i Kinës

Nëse pranohet se Kina e ka “pushtuar” Italinë me produkte industriale që kanë një kosto më të ulët, nuk është aspak e gabuar të shprehemi, se Italia prej kohësh e ka “pushtuar” futbollin kinez.

“Rrokada” e fundit e dëshmon më së miri një gjë të tillë. Ndryshimi në krye të stolit të kombëtares kineze është bërë brenda familjes, “alla-italiana”. Madje më tepër se sa zëvendësim, duket sikur kemi të bëjmë me një ndryshim brezash.

Fituesi i “Topit të artë”, qendërmbrojtësi Fabio Kanavaro është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Kinës. Ai ka zëvendësuar, as më pak dhe as më shumë, ish-trajneri e tij, Marçelo Lipin, i cili dha dorëheqjen nga ky post në muajin janar, por që do të vazhdojë të jetë në rolin e një konsulenti.

Nuk jepen ende detaje të kontratës së nënshkruar nga ish-kampioni i botës, 45-vjeçari Fabio Kanavaro, por starti i aventurës së tij të re kineze do të jetë një turne miqësor që Kina do të nisë të martën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!