Formula 1: Hamilton, i pari në provat e lira
Në prag të garave zyrtare në pisten e Melburnit, që përkon dhe me hapjen e kampionatit të ri në Formula 1, sot në provat e para zyrtare, Luis Hamilton dhe Valteri Botas, janë ata që kanë marrë kohën më të shpejtë.
Koha më e mirë për pesë herë kampionin e botës, në sesionin e parë, 1’23″599 i ndjekur nga Vetël, Leklerk, Verstapen e Botas. Në provat e dyta të lira, anglezi i Mercedezit, përmirëson kohën e tij në 1’22″600, që u ndoq nga shoku i skuadres me vetëm 48 të qindat më pak.
Pas tyre u panë Red Bull i Verstapen dhe Gaslit. Vetëm vëndi i pestë për Vetël të Ferrarit. Mënjëherë pas tij, finlandezi Raikonen me Alfa Romeo.
Sakaq, këto shifra tregojnë se dhe në botërorin e 2019, dulelet e forta do të jenë të përqëndruar te njohjet e vjetra. Në cirkuitin e Melburnit në Australi, skuderitë duket se kanë udhëtuar me misione dhe objektivë seriozë, paçka se Mercedez dhe Ferrari, sikundër këto vite të fundit, pritet të jenë dueluesit e mëdhenj. Kampionët në start…