Lista e Spanjës, jashtë Isko…

Kryeneç Enrike, kopjon Solarin.

Në listen e Spanjës bërë publike sot, Luiz Enrike tekniku iberik, ka përshtjelluar ndjeshëm situatën në kampin e tij. Surpriza e ditës, lidhet  me ftesën e munguar të Iskos. Mesfushori “merengues” nuk po gjente hapësira te Real Madridi me Solarin me të cilin, kishte raporte të thyera, mirëpo askush nuk ka besuar se Enrike, trajneri i ri i “furive te kuqe”, do ta linte jashtë.

Risi dhe sa i takon kontigjentit prezent. Për herë të parë në kombëtare, është ftuar Fabian Ruiz që aktivizohet në Serinë A me Napolin.  Ndërkohë që edhe Morata, pavarësisht momentit jo të mirë të tij, është rikthyer në kombëtare. Mungesa të rëndësishme, ato të  Saul, Koke dhe Tiago.

Spanja bën pjesë në grupin “F”, teksa dotë duelojë me ekipet e Suedisë, Norvegjisë, Rumanisë, Maltës dhe Ishujve Faroe.

Lista:

Portierë:  De Gea, Kepa, Pau Lopez.

Mbrojtës: Gaja, Zhordi Alba, Bernat, Mario Hermoso, Inigo Martinez, Sergio Ramos, Sergi Gomez, Sergi Roberto, Jesus Navas.

Mesfushorë: Buskets, Rodri, Sebajos, Fabian Ruiz, Parejo, Kanales.

Sulmues: Asensio, Rodrigo, Morata, Mata, Muniain.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!