Turqia, gati për Shqipërinë…

Trajneri i ri i Turqisë, Shenol Gunesh, sot ka bërë publike listen e futbollistëve të përzgjedhur për sfidën ndaj Shqipërisë, ndeshje që siç dihet do të zhvillohet më 22 mars, në orën 20.45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përbërja e këtyre futbollistëve të grumbulluar do të jetë edhe për takimin e pas tri ditëve, që Turqia do të zhvillojë me Moldavinë.

Ajo që të bie në sy midis të përzgjedhurve të teknikut Gunesh, është ndërthurrja e mjaft futbollistëve të rinj me ata me përvojë, si fjala vjen ajo e Emre Belezoglu, 38 vjeç, që është pjesë e ekipit. Gjithashtu, bien në sy edhe mungesat e disa emra të mëdhenj të futbollit turk, si Çalhanoglu i Milanit, Tosun i Evertonit, apo ajo Xhengiz Under i Romës, që është i dëmtuar…

Trajneri i kombëtares së Turqisë Shenol Gunesh, ndërkohë është edhe trajneri i Bekishtashit. Ai zëvendëson në këtë detyrë rumunin legjendar, Mirçea Luçesku, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares turke.

Ndeshja ndaj Shqipërisë, për trajnerin Shenol Gunesh, do të jetë edhe premiera e tij e dytë në krye të stolit të përfaqësueses turke, pasi këtë detyrë ai e ka ushtruar edhe kohë më parë.

Ja dhe të përzgjedhurit e Turqisë, që do të përballen me Shqipërinë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!