Italia: Mançini zbardh listën…

Roberto Mançini ka bërë sot zyrtare listen e futbollistëvë që do të këtë në dispozicion për kualifikueset Euro 2020. Futbollisët “axurë”, të thirrur nga  tekniku, pritet të grumbullohën të hënën në Koverçiano për të startuar në grup përgatitjet ndaj Finlandës dhe Lihtenshtëjnit. Me mundësinë për të pritur ndeshje nga finalet e Europianit në 2020 (Olimpiku i Romës), ndërsa finalet do të zhvillohën në 12 shtete europiane.

Italia i nis kualifikueset në grup, si favorite absolute. Ndeshja e parë për fqinjët tanë, do të jetë me 23 mars në “Friuli”të Udines, ndërsa ajo me Lihtenshtëjnin, në program me 26 mars, në “Tardini” të Parmës.

 Për këto dy sfida “Manço”, ka ftuar 29 futbollistë. Mes tyre bien në sy, ftesa për të rinjtë Kean, Donaruma, Zaniolo, Barela dhe  bergamaskun Mançini.

Së bashku me Italinë, pjesëmarrës  në grupin “J”, listohen dhe Bosnja, Finlanda, Greqia, Lihtenshtejni dhe Armenia.

 Lista.

Portier: Donaruma, Kranjo, Perin, Sirigu.

Mbrojtës: Biragi, Bonuçi, Kielini, Florenci, Izo, G.Mançini, Piçini, Romanjoli, Spinacola,

Mesfushorë: Barela, Kristante, Jorge Luiz, Sensi, Verrati, Zaniolo,

Sulmues: Bernardeski, Kiesza, El Sharau, Grifo, Imobile, Kean, Lasanja, Pavoleti, Politano, Kualrajela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!