Kupa/ Incidente të rënda në Argjentinë, 22 të plagosur dhe…
Një i vdekur dhe 22 të plagosur, të gjithë policë, është bilanci i aksidenteve të ndodhura ditën e djeshme pranë stadiumit Funes d San Luis, teksa për 1?8 at e Kupës së Argjentinës u ndeshën Independiente Rivadavia-Velez.
Gjithçka nisi kur ultrasit e Independiente ‘barras bravas’ mbërritën me vonesë në stadium, ndërsa ata u përplasën dhunshëm me policinë.Situata ka precepituar kur shumë prej këtyre tifozëve tentuan të futeshin në stadium edhe pse ishin pa biletë.
Njëri prej tyre (nuk u identifikuan të dhënat personale), vdiq nga një atak në zemër teksa po tentonte të ngjitej në një mur. Më herët ka patur dy precedentë. Nga viti 2020 e deri tani, mbështetësit e Independiente Rivadavia krijojnë probleme të rendit publik që çojnë në vdekje.