Super finalja Itali- Argjentinë në Wembley
Merr udhë trofeu i ri, finalja e madhe në 1 qershor
Fituesit e ‘UEFA EURO 2020’ dhe të CONMEBOL Copa América 2021 në të parin event ndërconfederatash me emrin e ri “CONMEBOL-UEFA Cup of Champions”.
UEFA ka shpallur ditën, orën dhe vendin e finales së madhe të vitit 2022, e cila do të luhet ndërmjet kampionëve të Europës dhe atyre të Amerikës së Jugut.
Sipas asaj që raportohet nga UEFA, Itali- Argjentinë do të zhvillohet në Londër në stadiumin Wembley në datën 1 qershor.