Kukësi, dueli me Teutën vendimtar
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2020/07/Teuta-kukesi-kup-2020-1024x782.jpg)
Java e 22-të vendos përballë dy skuadra rivale të viteve të fundit si Kukësi dhe Teuta. Luhet në Shkodër në 16:45.
Erga Kenga
Kukësi rikthehet të luajë si pritës në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës. Pas një jave të ‘vuajtur’ ndërsa humbja në Laç, sipas kampit verilindor ka ardhur pikësëpari nga performanca e dobët e skuadrës së Longos, i vendos ata par një përgjegjësie të shtuar ndaj Teutës.
Longo nuk e heq këmbën nga gazi teksa për mediat mes të tjerave ka theksuar se:
“Nuk mund të them se vendi i parë dhe i dytë janë shumë larg. Janë edhe 45 pikë në lojë dhe kuptohet, kushdo që të humbë mes Tiranës dhe Laçit, ne kemi mundësi të ngushtojmë diferencën. Gjithsesi, ne duhet të mendojmë për veten, për ndeshjet tona. Duhet të punojmë fort, por duke e ditur që nuk jemi ndërtuar për të qenë Barcelona apo Real Madridi”.
Te Teuta pas fitores me Dinamon duket se ambienti ndihet më i qetë. Megjithatë sot ndaj Kukësit skuadra e teknikut Renato Arapi pritet të sillet si kampione.
Fitorja në përballjen direkte do ti afronte shumë durrsakët me skuadrat që luftojnë për europën. Teuta pa Xhekson e Avdyli, Kukësi kontigjenti i plotë.