Copa America/ Mesi humb penallti, Argjentina në gjysmëfinale
Çerekfinalja e parë e Kupës së Amerikës u zhvillua gjatë natës teksa në orën 03:00 të mëngjesit, Argjentina u përball me Ekuadorin në Hjuston (Teksas).
Fillimisht kampionët e botës kaluan përpara në minutën e 35′ me Lisandro Martinez por në kohën shtesë të ndeshjes Ekuadori barazoi me Rodriguez duke e dërguar ndeshjen në shtesë ecila nuk dha asgjë.
Te penalltitë Mesi kërkoi ‘Panenkën’ duke goditur traun e humbur shansin e parë argjentinas. Mirpo portieri Emiljano Martinez dhe njëherë tregoi se është mjeshtër i pritjes së tyre. Ai ndali dy penallti të Ekuadorit ndërkohë që në fund Argjentina kaloi në gjysmëfinae./Klevis Bejkolli/