Ballkani në krye, Prishtina 4 humbje radhazi
Prishtina luan si pritëse në “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ballkani e mund 0-2
Ballkani me Ilir Dajën në timon merr kreun e Superligës së Kosovës. E gjitha ka ndodhur sot në ditën e 20-të të kampionatit elitar në Kosovë.
Ndaj Prishtinës, në duelin e mbushur me episode e kartonë të kuq por dhe dy penallti të dhëna, fitoi ekipi nga Suhareka ndërsa shënoi 2 gola me E. Krasiqin (pen) dhe Zekën.
Fitore të madhe arriti edhe Gjilani i mbushur me futbollistë që kanë luajtur dikur në Superioren e Shqipërisë. Ndaj Feronikelit, shifrat 1-3 ndërsa ndajnë kreun me pikë të barabarta me Ballkanin.
Ndeshja Dukagjini- Drenica prodhoi fitoren 1-2 për ekipin nga Skënderaj.
Grafikisht ndeshjet e luajtura gjatë javës së 20 në Kosovë.