Rafinja: Më mirë që humbëm në fillim
Anësori i Barcelonës, Rafinja, komentoi për Sky Sports humbjen e pësuar në Monako në ditën e parë të Ligës së Kampionëve:
“Është e vështirë të flasësh pas një disfate. Pas kartonit të kuq ne vuajtëm, por megjithatë luajtëm mirë. Në fazën e posedimit të topit kemi bërë shumë gjëra pozitive.
Megjithatë, është e qartë se duke luajtur dhjetë kundër njëmbëdhjetë për 80 minuta bëhët e vështirë. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Me 60-70 ndeshje në sezon një humbje mund të ndodhë. Ishte momenti më i mirë për të humbur.”