Ndryshon orari, Tirana
Ndryshon orari, Tirana- Dinamo në mesditë
Tirana klubi pritës ndaj Dinamos për javën e nëntë Abissnet Superiore ishte programuar për t’u luajtur në orën 17:00 në Vlorë mirpo sipas një “qarkorjeje” të fundit lëshuar nga FSHF, ky derbi do të luhet në orën 14:00.
Shkak bëhët sistemi i ndriçimit në impiantin “Flamurtari”. Provat e djeshme me prezencën e liçensuesëve të FSHF-së nuk kanë dhënë përgjigje pozitive ndaj kjo ndeshje e së shtunës, do të zhvillohet paralelisht me Laçi- Vllaznia dhe Egnatia- Teuta parashikuar në orën 14:00./Sportiim.al/
