Derbi pa fitues, Laçi merr fitoren e parë në kampionat

U luajtën sot tre ndeshje për javën e nëntë Abissnet Superiore

Laçi- Vllaznia, Egnatia-Teuta dhe Tirana- Dinamo Siti (në Vlorë) ishin sfidat e ditës së sotme ndërsa nesër dy ndeshjet e mbetura të xhiros së nëntë ose e fundit e fazës së parë.

Në Ballsh, Bylis takohet me Skënderbeun ndërsa në Elbasan vendasit në duelin me Partizanin. Praktikisht në “Elbasan Arena”, supersfida e kësaj dite.

Sot:

Derbi verior Laçi- Vllaznia, luajtur pa tifozë nisi mirë për shkodarët të cilët kaluan përpara me autogolin e Dajsinanit. Më pas radha e vendasëve sot me uniformë portokalli të cilët barazuan në të 44′ me Papën dhe në të dytën morën avantazhin me glat e Mjakit dhe Melos. Vllaznia ishte me elementë të rinj pasi te kuqeblutë mungonin Gurishta, Balaj, Deliu, Stojanoviç etj.

Tirana- Dinamo luajtur në Vlorë u ndal te 0-0. Dy skuadrat kreyeqytetase, ia dolën që të gjenin rrjetën por në ët dy rastet ato u anuluan për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, Fatmir Prengaj dy herë pa topin e goditur prej tij të ndalej në transfertë .

Ndërkaq edhe në Rrogozhinë nuk pati gola në Egnatia- Teuta. Rasti më i pastër ishte për Vuthajn tek Egnatia, teksa në të 13′ humbi një penallti. Në anën tjetër vendasit luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Dylis.

Superiore, java e 9-të:

Sot

Laçi-Vllaznia 3-1

Egnatia-Teuta 0-0

Tirana- Dinamo Siti 0-0 (në Vlorë)

Të dielën:

Bylis- Skënderbeu 14:00

AF Elbasani-Partizani 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!