Lushnja largon trajnerin Magani

Sot Lushnja njoftoi se ka mbyllur bashkëpunimin me peqinasin e stolit verdhjeshil Gugash Magani. Ndoshta dështimi në Kupë por dhe fakti që Bashkia së fundi ka nxjerrë në shitje aksionet e klubit mbetën objekt i largimit të tknikut të njohur.

Njoftimi i Lushnjës:

“KF.Lushnja 1930 deshiron te informoje te gjithe opinionin futbolldashes Lushnjar per nderprerjen e bashkepunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjeten ne vija te perbashketa kooperimi me trajnerin dhe per rrjedhoje te dy palet dakortesuan nderprerjen e kontrates!

KF.Lushnja 1930 i percjell falenderimet me te sinqerta trajnerit per gjithe kontributin e dhene dhe i uron suksese te metejshme ne karrieren e tij! Faleminderit Gugash Magani”, shkruan klubi i Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!