Rabiot gjën skuadër, i bashkohet Marsejës në Ligue 1

sportiim2

Olimpik Marsejë në Ligue 1, njofton se ka arritur një marrëveshje në parim me Adrien Rabiot për ardhjen e mesfushorit të kombëtares franceze.

“Lojtari do t’i bashkohet zyrtarisht OM-it, në varësi të rezultatit të ekzaminimeve mjekësore.” Kështu klubi francez në një deklaratë konfirmon zërat për ardhjen e ish-lojtarit të Juves.

Lojtari kombëtares franceze ka rënë dakord me klubin e Marsejës për një kontratë dyvjeçare. Një nënshkrim i mundësuar nga disa largime të rëndësishme këtë verë.

?>