Skandali dizenjues në Rrogozhinë, Abissnet në mes të fushës
Ok! Edicioni i 83-të Kombëtar superior i Shqipërisë dy muaj më parë mori emrin ‘Abissnet Superiore’. Në bazë të kontratës me Ligën, ky eiptet i ri në trajtë logoje kundrejt pagesës së kompanisë vlen për tri sezone radhazi.
Klubet e përqafuan por kundër Teuta dhe Partizani të cilët nuk pranuan të vendosinin logon Abissnet Superiore në mëngën e djathtë. Plasen gjobat.
Por kjo që ngjau sot në rrethin qëndror të fushës së stadiumit rrogozhinas duket e pazakontë. Së paku për futbollin shqiptar.
Me germa kapitale në rrethin qëndror të fushës shkruhej; ABISSNET. Imgjinoni sikur e gjithë fusha të ishte “bojatisur” me këtë mënyrë të çuditshme dizenjimi. FSHF duhet të ketë një përgjigje./Sportiim.al/