Manaj bëhet “spanjol”, mirupafshim Inter!

sportiim2

Përfundojnë edhe “historitë” për sulmuesin e Kombëtares. Rei Manaj përfundimisht është bërë “spanjol”.

Klubi i Albasetes, i bindur për nevojën e shërbimeve të 22-vjeçarit, ka vendosur të blejë për vlerën e 2.5 milionë eurove kartonin e Manajt nga “bluzinjtë” e Milanos, bën të ditur portali i këtij klubi “internews.it”.

Sulmuesi lushnjar Rei Manaj, pjesë edhe e kuqezinjve të Kombëtares, sezonin e shkuar luajti në 26 takime me Albaceten dhe shënoi 6 gola.

Në marrëveshjen e arritur midis dy klubeve, bëhet e ditur, se Interi e ka ruajtur të drejtën për ta riblerë kartonin e Manajt, nëse e shikon të arsyeshme.

?>