Manaj bëhet “spanjol”, mirupafshim Inter!

Përfundojnë edhe “historitë” për sulmuesin e Kombëtares. Rei Manaj përfundimisht është bërë “spanjol”.  

Klubi i Albasetes, i bindur për nevojën e shërbimeve të 22-vjeçarit, ka vendosur të blejë për vlerën e 2.5 milionë eurove kartonin e Manajt nga “bluzinjtë” e  Milanos, bën të ditur portali i këtij klubi “internews.it”.

Sulmuesi lushnjar Rei Manaj, pjesë edhe e kuqezinjve të Kombëtares, sezonin e shkuar luajti në 26 takime me Albaceten dhe shënoi 6 gola.

Në marrëveshjen e arritur midis dy klubeve, bëhet e ditur, se Interi e ka ruajtur të drejtën për ta riblerë kartonin e Manajt, nëse e shikon të arsyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!