Bajrami: Plotësova ëndrrën shekullore

Futbollisti: Shpejt do të dal para mediave për të dhënë përgjigjet e duhura…

Nedim Bajrami fiton lirinë dhe nga sot i është bashkuar zyrtarisht kuqezinjëve të Shqipërisë.

Mesfushori i Empolit në Seria A, ka postuar një status ekstra në Instagarm ndërsa përbetohet se do të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe Kombin.

Postimi:

“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar.

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falenderim i veçantë shkon për fshforg që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!