La futbollin e luajtur u bë drejtor
Renato Arapi pason Starovën në postin e drejtorit. Si futbollist njihej njeri gazmor…
Sulejman Starova në ikje nga posti i drejtorit teknik i Teutës deklaronte se largohej për arsye familjare por duket se situata me të vërtetën qenka ndryshe.
Fill pas ‘Bobit’ mbylli me futbollin e lujtuar mbrojtësi Renato Arapi. Pa kaluar shumë orë, klubi e emëron në postin e drejtorit.
Njoftimi:
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelliu.
Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik”, njofton klubi në zyrtare.