Derbi në paqe, bie Korabi

sportiim2

Kategoria e Parë, Java 17: Turbina – Korabi 1-0 Oriku – Burreli 2-1 Lushnja – Apolonia 1-1 Tërbuni – Besëlidhja 0-0 Skënderbeu – Luzi 2008 2-1

Pesë sfida të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 17-të të saj u zhvilluan mesditën e sotme.

Korabi u surprizua në transfertën përballë Turbinës së vendeve të fundit e cila e mposhti 1-0 në një ndeshje ku u nxorën edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.

Përballja direkte mes Lushnjes dhe Apolonisë u mbyll pa fitues me vendasit që shënuan të parët dhe fierakët që barazuan gjatë pjesë së dytë me Gjatën për të ndarë nga 1 pikë në këtë derbi rajonal.

Besëlidhja nuk ia del as ndaj Tërbunit të Pukës duke e mbyllur në barazim pa gola me lezhjanët që prekin akoma dhe më shumë fundin, ndërsa Oriku siguroi 3 pikë përballë Burrelit.

Sakaq, Skënderbeu merr provizorisht kreun e klasifikimit pas fitores 2-1 ndaj Luzit 2008. Korçarët rrezikuan ta mbyllnin në barazim sfidën, por Frashëri bëri heroin 2 minuta larg përfundimit të kohës së rregullt dhe shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.

?>