Derbi në paqe, bie Korabi

Kategoria e Parë, Java 17:
Turbina – Korabi 1-0
Oriku – Burreli 2-1
Lushnja – Apolonia 1-1
Tërbuni – Besëlidhja 0-0
Skënderbeu – Luzi 2008 2-1
Pesë sfida të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 17-të të saj u zhvilluan mesditën e sotme.
Korabi u surprizua në transfertën përballë Turbinës së vendeve të fundit e cila e mposhti 1-0 në një ndeshje ku u nxorën edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Përballja direkte mes Lushnjes dhe Apolonisë u mbyll pa fitues me vendasit që shënuan të parët dhe fierakët që barazuan gjatë pjesë së dytë me Gjatën për të ndarë nga 1 pikë në këtë derbi rajonal.
Besëlidhja nuk ia del as ndaj Tërbunit të Pukës duke e mbyllur në barazim pa gola me lezhjanët që prekin akoma dhe më shumë fundin, ndërsa Oriku siguroi 3 pikë përballë Burrelit.
Sakaq, Skënderbeu merr provizorisht kreun e klasifikimit pas fitores 2-1 ndaj Luzit 2008. Korçarët rrezikuan ta mbyllnin në barazim sfidën, por Frashëri bëri heroin 2 minuta larg përfundimit të kohës së rregullt dhe shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.