Flamurtari mposht Besën dhe kap zonën ‘Superiore’

Kategoria e Parë, java e 17-të:
Besa- Flamurtari 1-4 Hoxha (Pen) 58′ / Juri (Pen) 7′, Olivera 36′, 54′ 60′
E ndarë në tri ditë, Kategoria e parë luajti sot takimin e fundit të javës së 17-të. Në Berat, Besa e Kavajës priti Flamurtarin e Vlorës në një duel të cilin e humbi në shifrat 1-4.
Takimi nisi me supermacinë e vlonjatëve të cilët shënuan me penallti që në fillim (7′). Më pas braziliani Olivera bëri rolin prej lideri ndërsa shënoi plot tri herë. Goli i vetëm i verdhezinjëve erdhi po me penallti nga Hoxha.
Kështu Flamurtari merr tri pikë të rëndësishme duke parakaluar Dinamon e qëndruar një pikë poshtë Skënderbeut kryesues./Sportiim.al/