Ndeshje të shumta, Roma mbyll me tri pikë

sportiim2

E dielë e ngarkuar me sfida dhe e mbushur me spektakël futbollistik që Premier League, La Liga, Serie A dhe Ligue 1 mund të dhurojnë në skenën europiane.

Në Angli u luajtën 2 derbi me Çelsin që kaloi minimalisht Kristal Palasë dhe Arsenalin që vijon marshimin edhe pas fitores 0-2 ndaj Totenhem në një sfidë aspak të qetë.

Sakaq, në Serie A Lacio u kthye te fitorja ndaj Sasuolos, teksa Atalanta luajti një “stërvitore” përballë Salernitanos që u mbyll në shifrat e thella 8-2. Në mbrëmje i vuri kapakun fitorja e Romës ndaj Fiorentinës me rezultatin e pastër 2-0 falë 2 golave të Dibalës.

Dy sfida në program për javën e 17-të të kampionatit spanjoll sollën triumfin 1-2 të Espanjolit ndaj Getafes dhe barazimin zhgënjyes 1-1 mes Alemrias dhe Atletiko Madrid.

Gola të shumtë edhe në Ligue 1 ku Lilë mposhti 5-1 Trojes, ndërsa Marsejë shkatërroi 7-1 Azhaksion. Sakaq, Renë ka ndalur kampionët në fuqi duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Rezultatet:

Premier League: Çelsi – Kristal Palasë 1-0 Njukasëll Junajtid – Fulham 1-0 Totenhem – Arsenal 0-2

La Liga: Getafe – Espanjol 1-2 Almeria – Atletiko Madrid 1-1

Serie A: Sasuolo – Lacio 0-2 Torino – Specia 0-1 Udineze – Bolonja 1-2 Atalanta – Salernitana 8-2 Roma – Fiorentina 2-0

Ligue 1: Lilë – Trojes 5-1 Anxhers – Klermont 1-2 Montpelje – Nantë 0-3 Reims – Nicë 0-0 Tuluzë – Brest 1-1 Monako – Azhaksio 7-1 Renë – PSG 1-0

?>