Tare: Lacio ka objektiv zonën Champions

A do të ishte mrekulli për Sarrin dhe Lacion kualifikimi në Champions League? Jo për mrekulli jo, sepse nuk ka vend për të krijuar polemika, por është një objektiv, siç e kemi thënë edhe në fillim të sezonit”, tha drejtori sportiv i Lacios Igli Tare para takimit të sotëm me Sasuolon.
Ka vështirësi për ta arritur dhe jam dakord me të (Sarrin-red), edhe sepse ka shumë skuadra të njohura duke luftuar për të njëjtin objektiv – shton Tare në Sky .
Lacio ka të gjitha kredencialet për të luftuar deri në fund të kampionatit për këtë objektiv. Mbi të gjitha, ai e ka edhe detyrën të përpiqet të luftojë, sepse do të ishte thelbësore për rritjen e këtij klubi”.