Loris drejt Paris SG?
Portieri francez i Totenhemit, Hugo Loris, përfundon në orbitën e Paris SG-së. Sipas “Le Parisien”, Loris dëshiron të kthehet në Francë me destinacion PSG-në.
Ndërkaq, klubi i madh i kryeqytetit francez, gjithnjë sipas burimit të cituar, pritet t’i ofrojë kapitenit të formacionit të Poçetinos, të njëjtën pagë, sikurse 32-vjeçari nga Nica, merr në Londër.
Me Bufon 41 vjeç, edhe parizienët janë gati të bëjnë tratativen me portierin e kombëtares së tyre. Gjithsesi, mbetet për t’u parë lëvizja e klubit “pasanik” dhe vetë futbollistit kampion bote me Francën.