Roma, bileta kalon nga ‘Olimpico’, Ronaldo festa ndryshe…

sportiim2

Rikthehet me gol Kristiano Ronaldo. Festa e veçantë i ngjan një lutjeje. Junajtid kalon grupin bashkë me Sociedad.

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Mbyllen tërësisht llogaritë në Grupin A. Arsenal dhe PSV Eindhoven kalojnë në fazën tjetër, ndërsa Zyrih dhe Bodo/Glimt luftojnë për vendin e tretë që i dërgon në fazat finale të Conference League.

Romës nuk i bën punë fitorja e sotme ndaj Helsinkit për të siguruar kualifikimin në Grupin C pasi mbetet në vend të tretë me pikë të barabarta me Ludogorets me të cilin do luajë aktin e fundit në Romë.

Është vënë vula edhe në Grupin E me Mançester Junajtid dhe Real Sociedad që vijojnë aventurën evropiane teksa Sherifi i Regi Lushkjes mbetet jashtë bashkë me Omonia Nikozian.

Në Grupin F, Lacio fitoi me përmbysje ndaj Midtjyland dhe merr kryesimin e grupit bashkë me Shturm Graz që fitoi ndaj Fejnordit.

Grupi A: Zyrih – Bodo/Glimt 2-1 PSV Eindhoven – Arsenal 2-0

Grupi B: Larnaka – Dinamo Kiev 3-3 Fenerbahçe – Rëne 3-3

Grupi C: Ludogorets – Real Betis 0-1 Helsinki – Roma 1-2

Grupi D: Malmo – Union Xhilosë 0-2 Union Berlin – Braga 1-0

Grupi E: Mançester Junajtid – Sherif Tiraspol 3-0 Omonia Nikozia – Real Sociedad 0-2

Grupi F: Lacio – Midtjyland 2-1 Shturm Graz – Fejnord 1-0

Grupi G: Frajburg – Olimpiakos 1-1 Nantë – Karabak

Grupi H:Ferencvarosh – Monako 1-1Crvena Zvezda – Trabzonspor 2-1

?>