Lotito: Tare mbetet i pacënuar nga…kontrata
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, mes të tjerave ka folur edhe për të ardhmen e drejtorit sportiv Igli Tare.
Në intervistën dhënë për Il Messaggero, kreu i lacialëve teksa pytet për shqiptarin shpjegon: “Roli i tij si drejtor sportiv nuk është vënë në pikëpyetje as tani, as për të ardhmen”, deklaratat e tij për ekzekutivin e klubit kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhëshëm.
Në fakt që pas afrimit të Anxhelo Fabianit – shkruan gazeta – që nga vera e kaluar duket se ka ulur kompetencëat e ish bomberit kuqezi Igli Tare.
Sidoqoftë, parë aftësitë e mëdha në rolin e drejtoritsportiv, vetë Lotito përpiqet të vendosë rend. Mesazhi i qartë: Tare nuk lëviz nga Lacio. /Sportiim.al/