Zidan ka folur me lojtarët: Iki

Joakim Lëv, alternativa post Zidan që po studiohet me imtësi nga Florentino Perez.

Që kur u kthye për herë të dytë, dukej një bast i humbur. megjithat perez, ia ka dhënë besim gjithnjë por tani është vete francezi Zidan që flet për një largim eventual në fund të edicionit.

E ardhmja? Kjo pyetje është bërë shumë e mërzitshme, nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë po bëj maksimumin tim, por gjithçka mund të ndodhë. Ka momente kur duhet të qëndrosh aty ku je, por ka edhe raste kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve“.

Kështu u shpreh Zinedin Zidan në konferencën për shtypin përpara transfertës së ditës së nesërme ndaj Athletik Bilbaos. Zërat e largimit nga Real Madrid janë shtuar shumë ditët e fundit, teksa emra si Raul Gonzales dhe Maks Alegri gati për të marrë timonin e bardhë. Por në skenë madje me prepotencë edhe Joakim Lëv. Për tu parë.

Gazetari spanjoll i El Transistor, Fernando Burgos raporton se trajneri francez ua ka bërë të qartë lojtarëve të Real Madrid që do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit. Zizu dëshiron të provojë një aventurë të re. Juventus me Pirlon në ikje, mbetet preferenca numër një

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!