Osimhen drejt Gallatasarajit, turqit paguajnë pagën pa kushte
Me afrimin e Lukakut, Naoli nën ‘erën’ Konte duket gjithnjë e më larg sulmuesit të tyre Viktor Osimhen.
Rrëzuar obsionet për ta shitur në klube të mëdha, Napoli e sheh larg sulmuesin i cili sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, tani është një ‘hap’ larg gjigandëve nga Stambolli.
Romano shkruan:
Gallatasaray ka rënë dakord të mbulojë 9/10 milionë euro si pagë e Viktor Osimhen deri në fund të sezonit.
Kontrata e huazimit e përcaktuar me Napolin nuk përfshin asnjë klauzolë detyrimi/opsioni blerjeje.
Misioni përfundimtar i takon Napolit për të dhënë dritën jeshile të Viktor.