Prishtina sheh ‘dritë’ në Gjilan, IPKO finale intriguese

Në 5 ndeshjet e fundit, Drita nuk ka fituar asnjëherë me bardheblutë.

Hapet gara për titull në Ipko Superligën e Kosovës. Në duelin kryesor të javës së 30-të, luajtur në Gjilan, skuadra e Zekerija Ramadanit ka triumfuar 1-2 dhe me 6 javë deri në fund, gjithëçka mund të ngjasë.
 

Endrit Krasniqi me statusin e ishit vendosi baraspeshën, kurse Besnik Krasniqi, realizoi golin vendimtar për tre pikët.

Edhe Ballkani ka fituar tri pikë të vyera ndaj Gjilanit në shtëpi duke u barazuar me Dritën në krye me 64 pikë. Prishtina në ndjekje me 63.

Tri pikë vendimtare për shpëtimin shkuan sot edhe ndaj Llapit. Skudra nga Podujeva pasi ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, sot mundi një rival direkt për zonën poshtë në shifrat 2-1.

Java 30-të. IPKO.

Rezultate:

Drita – Prishtina 1-2

Ballkani – Gjilani 1-0

Llapi – Trepça ’89 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!