Seria A/ 20 emrat e pankinave 2022/23

sportiim2

Seria A mbetet “dashuri” e përherëshme e të apasionuarëve të futbollit nga Shqipëria. Fakti i afërsisë gjeografike, shumë futbollistë nga trojet shqiptare në Apenine por dhe afro 700 000 qytetarë me banim atje, e kthejnë simbolikisht Italinë në një “vatër” shqiptare…

Sot temë e ditës e TMW, është konfigurimi përfundimtar i 20 pankinave të Seria A. Ajo shkruan se me ardhjen e Gotit te Specia, të gjithë klubet kanë mbyllur me emrat e teknikëve zyrtarë të sezonit futbollistik 2022/2023.

Lista e plotë e trajnerëve të Seria A 2022/23

Atalanta – Xhan Piero Gasperini (konfirmuar) Bolonja – Sinisha Mihajloviç (konfirmuar) Kremoneze – Masimiliano Alvini (i ri) Empoli – Paolo Zanetti (i ri) Fiorentina – Vinçenzo Italiano (konfirmuar) Hellas Verona – Gabriele Kofi (i ri) Inter – Simone Inzagi (konfirmuar) Juventus – Masimiliano Alegri (konfirmuar) Lacio – Mauricio Sarri (konfirmuar) Leçe – Marko Baroni (konfirmuar) Milan – Stefano Pioli (konfirmuar) Monza – Xhovani Stropa (konfirmuar) Napoli – Luçiano Spalçletti (konfirmuar) Roma – Zhoze Murinjo (konfirmuar) Salernitana – Davide Nikola (konfirmuar) Sampdoria – Marko Xhampaolo (konfirmuar) Sasuolo – Alesio Dionisi (konfirmuar) Specia – Luka Gotti (i ri) Torino – Ivan Juriç (konfirmuar) Udineze – Andrea Sotil (i ri)

?>