Salah i qëndron besnik Liverpulit

Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë lojtar i Liverpulit në Premier League. Klubi anglez ka bërë të ditur se ka gjetur marrëveshje me kampionin egjiptian për një zgjatje afatgjatë të kontratës së tij.
Megjithatë, asnjë datë nuk u specifikua. Këtu është shënimi zyrtar:
“Liverpool FC është i kënaqur të njoftojë se Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin. Sulmuesi, i cili ndihmoi skuadrën e Jurgen Klop të fitonte këtë sezon dy Kupa në Angli ka nënshkruar marrëveshjen të premten.
Pas pesë vitesh me klubin, Salah tani do të vazhdojë qëndrimin në Anfield, të cilin deri më tani ka realizuar 156 gola në 254 paraqitje”.