Salah mesazh Manesë: Do na mungosh të gjithëve

sportiim2

Mohamed Salah i kushtoi një status mbushur me respekt ish shokut të tij të skuadrës Sadio Mane. Senegalezi u transferua te Bajern Mynih për 41 milion euro ndërsa po sot drejt sulmuesit më të ri Bajernit vështuan urimet.

Mes tyre dhe egjiptiani i cili shkroi në Twitter:

“Ishte një udhëtim i mirë! Faleminderit për të gjitha momentet e mira dhe ju uroj gjithë të mirat në aventurën tuaj të re! Do të na mungosh të gjithëve” shkruante egjiptiani i cili duket se do të qëndrojë gjatë te Liverpul.

Dy sulmuesit ndanë 5 sezone te Liverpul, duke fituar një Ligë të Kampionëve, një Superkupë UEFA, një Kupë të Botës për Klube, një Premier League, një Kupë FA dhe një Kupë Carabao.

?>