Rrëzohet Dinamo, Elbasani njeh pikën e parë

Dinamo shfryhet ndaj Besëlidhjes në fund dhe nga 1-3 e pëson në 4-3. Një sfidë e çmendur në Lezhë aty ku blutë kanë humbur qetësinë dhe pasi dorzuan tri pikët, kanë lëshuar automatikisht dhe vendin e parë në Grupin A që tani i takon Burrelit.

Ecën Vora. Skuadra e periferisë së Tiranës, vazhdon të marrë rezultate pozitive, teksa këtë herë ka kaluar Veleçikun me një gol të shënuar nga Delilallisi.

Grupin B, Elbasani-Turbina, u ndeshën në Berat për një 0-0 në këtë derbi të Elbasanit. Verdheblutë morën pikë e parë në kampionat.

Shifrat teknikë sot:

Grupi A
Besëlidhja-Dinamo 4-3

Vora-Veleçiku 1-0

Grupi B
Elbasani-Turbina 0-0 (luajtur në Berat)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!