Rrëzohet Dinamo, Elbasani njeh pikën e parë
Dinamo shfryhet ndaj Besëlidhjes në fund dhe nga 1-3 e pëson në 4-3. Një sfidë e çmendur në Lezhë aty ku blutë kanë humbur qetësinë dhe pasi dorzuan tri pikët, kanë lëshuar automatikisht dhe vendin e parë në Grupin A që tani i takon Burrelit.
Ecën Vora. Skuadra e periferisë së Tiranës, vazhdon të marrë rezultate pozitive, teksa këtë herë ka kaluar Veleçikun me një gol të shënuar nga Delilallisi.
Në Grupin B, Elbasani-Turbina, u ndeshën në Berat për një 0-0 në këtë derbi të Elbasanit. Verdheblutë morën pikë e parë në kampionat.
Shifrat teknikë sot:
Grupi A
Besëlidhja-Dinamo 4-3
Vora-Veleçiku 1-0
Grupi B
Elbasani-Turbina 0-0 (luajtur në Berat)
