Shuhen shpresat e Juves dhe Sitit, talenti mbetet në Lisbonë…
“Calciomercato.com”, raporton se gjeniu i Benfikës Zhoao Feliks, nuk do të jetë më në listën e shume ekipeve prestigjioze të europës. Lajmi i keq për Big-ët, vjen e bëhët më i sigurtë, pasi ka qënë vetë agjenti i futbollistit Jorge Mendes, i cili pranon se ka gjetur akordin me klubin e madh luzitan të Benfikës. Bëhët fjalë për shumë miliona.
I preferuari kryesor i Juventus dhe Mançester Sitit, Zhoao Feliks,qëndron në Portugali. Sakaq, dy javë nga fundi i kampionatit portugez, Benfika e Lisbonës, është shumë pranë titullit. Kryeson me 81 pikë, dy më shume se rivali historik, Porto.