Tirana e koshit, kampione e Shqipërisë!…
Skuadra e basketbollit të femrave të Tiranës SH.K.B.T.F. (Shoqata e Klubit të Basketbollit të Tiranës të Femrave), që drejtohet nga Erdal Borova, ka mposhtur në finalen e tretë me shifrat 79-64 ekipin e Tiranës SH.B.T.F. (Shoqatën e Basketbollit të Femrave të Tiranës), me trajnere ish-basketbollisten e shquar Mirza Alibega dhe u shpall kampione e Shqipërisë. Dy finalet e mëparshme janë mbyllur me shifrat 69-63 dhe 70-68, gjithnjë për ekipin e SH.K.B.T.F.
Por edhe ky sport, nuk mund t’i shpëtonte absurditeteve që përpjetojmë në mjedisin shqiptar. Të dyja skuadrat në këto finale të “play-off”-it luanin me stemën e Tiranës (?!), ndërkohë që njera prej tyre ishte private dhe nuk lidhje me klubin kryeqytetas. Por…“Jetojmë në Tironë…”!