Erzeni përgatitet për festë, Bylis do trofeun…

Java e parafundit në Kategorinë e Parë në program e gjitha sot në 15:00, ka pak për të zgjidhur.Megjithatë dy janë verdikte në krye ty ku Bylis i ngjtur që javën e kaluar në Superiore do të tentojë një pikë të vetme për t’u shpallur edhe kampion në inferiore.
Por një tjetër festë pritet të vijë nga kompleksi Internacional në Pezë-Helmës aty ku Erzeni i Shijakut, nëse kalon Vorën e rrëzuar nga kategoria, do të rikthehej pas shumë viteve në elitën e fubollit shqiptar.
Sakaq katër skuadrat nga vendi i 3-të te i 6-të duket se janë pozicionuar te zona play off pasi me 6 pikë larg Burrelit të vendit të 7-të, e gjitha duket e zbardhur.
Vemendje merr fundi aty ku tre të fundit kanë rënë ndërsa në dilemë mbetet vendi i 13-të i cili sheh Butrintin shumë të rrezikuar.
