Dinamo, nis epoka Moriero
Të dielën në Pezë, Dinamo ‘italiane’ pret Erzenin e Shijakut në 13:30.
Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli do të debutojnë në krye të Dinamos të dielën në një sfidë e gjitha për tu ndjekur me Erzenin në Pezë. Blutë e italianizuar në majë dhe në pankinë, kryesojnë Grupin A në Kategori të Parë me 20 pikë. Katër më shumë se ndjekësit e Burrelit dhe Korabit.
Por tekniku italian me një të kaluar të shkëlqyer si futbollist, teksa përgatiti prej javësh Dinamon, ka zbuluar se gjatë janarit ka tentuar të afrojë te skuadra sulmuesin Sebino Plaku.
“Ishim shumë pranë tij por më pas ai firmosi në Durrës për Teutëm‘ është shprehur tekniku.
Sakaq, Marko Pontreli presidenti i bluve, ka ngritur një zyrë-qëndër për zbulimin e talentëve në Romë. Efektet e para kanë nisur të duken, Dinamo ka afruar javën e fundit 3 elementë.