Moçka sot në fushë, pritën Gocaj e Sukaj

Barazimi i djeshëm Besa- Lushnja 1-1 duket se nuk ka vlejtur. I vetmi që fërkon duart në këtë mes është ekipi rrogozhinas lider i teknikut Magani i cili sot pret në Peqin, Elbasanin e fundit me Sutën teknik, debutues në stolin verdheblu.

Sinjale të mira vijnë dhe nga Vlora. Dritan Resuli pasi ka bindur Shpëtim Moçkën për të veshur dorezat ka nisur të llogarisë përforcimet e mundëshme me rikthime të Gocajt dhe Sukajt te Flamurtari.

Por administratori Idrizi edhe pse ka gjetur akordin me Paolo Rikardon dhe David Bocaj, lojtarët ende nuk mund të vihen në dispozicion. Shkak bllokimi i merkatos nga FIFA.

Sot e pret një superbetejë në ‘Nexhip Trungu’ të Cerrikut me Turbinën vendase. Pas javës së 10-të Flamurtari pozicionohet në vend të 7 me 7 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!