Rekuperohet Rebiç, Hernandez alarm fals
Te Milan në Itali, rekuperohen Rebiç dhe Kruniç nga Koronavirusi por ajo që habit jo pak lidhet me Teo Hernandezin. Pak ditë më parë u raportua se mbrojtësi dhe turku Çalhanoglu, rezultuan pozitiv me COVID-19.
Sot raportohet se Hernandez është negativ dhe se tamponi i mëparshëm ka gabuar.
Njoftimi i Milan:
“Klubi njofton se Ante Rebic dhe Rade Krunic u testuan negativisht për analizat molekulare.Këtë mëngjes ata iu nënshtruan testeve të kërkuara nga protokolli në klinikë. Kontrollet e mëtejshme treguan se Theo Hernández ishte një “pozitiv i rremë”. Pasi dokumentacioni t’u sigurohet autoriteteve kompetente shëndetësore, lojtari mund të vazhdojë rregullisht stërvitjen “