Gega: Asnjë iluzion, dua ta mund Partizanin
Skënder Gega, tekniku që fitoi titullin e 16-të te Partizani (2018-19) nesër duhet të luajë për ta mundur me Kukësin e tij. Një supersfidë në ‘Elbasan Arena’ me të kuqtë pritës.
Ndonëse tropojani pëlqen të ‘zbusë’ situatën duke krahasuar me: Kam luajtur futboll edhe ndaj vëllait’, kjo nuk mjafton pasime siguri tekniku i verilindorëve përgjatë lojes, do ndjejë emocione të forta.
Gega:
“Ky është sporti, ky është futbolli, kam luajtur dhe kundër vëllait, me të cilin kam ndarë të njëjtën shtëpi. Nuk është se ndryshon. Do të jetë një emocion i veçantë, por tani unë jam trajner i Kukësit. Për aq kohë sa jam këtu, do të bëj të pamundurën për të qënë i suksesshëm dhe për të marrë atë që meritojmë”,
Situata patjetër që ka ndryshuar, qoftë loja, qoftë performanca, qoftë pikët. Tani jemi në momentin dhe kohën e duhur. Çdo gjë është në rregull.
Nuk dua të kthehemi edhe njëherë mbrapa, ndoshta duhet të kishim disa pikë më shumë, por e kemi analizuar këtë. Nuk është moment për të folur për të kaluarën, shpresoj të jemi 100% gati për nesër.