Prezantohet Bardhi, Tuzlaspor streha e re

sportiim2

Mesfushori nga Fushë-Kruja Jurgen Bardhi nga Partizani i Tiranës transferohet në Turqi Tuzlaspor në Ligën e dytë. 24-vjeçari luajti me Partizanin në gjashtë sezonet e fundit, aventurë të cilën e mbylli me një titull kampion dhe disa ndeshje si titullar në Europë.

Lojtari ka arritur akordin me klubin e Tuzlaspor, ndërsa sot është prezantuar nga klubi si blerje e re. Tuzlaspor fitoi rivalitetin me Boluspor për shërbimet e lojtarit shqiptar, i cili do të provojë për herë të parë luajë jashtë Shqipërisë.

?>