Merizaj rekord kombëtar por jashtë finales në Tokio

Notarja Nikol Merizaj garoi sot në ‘Tokio 2020’ por edhe pse vendos rekord kombetar nuk kualifikohet ne finale. Për të ardhur keq pasi përpos shtangës që me Briken Calja zurin vendin e 4 në Olimpiadë deri tani ka patur vetë zhgënjime nga sprtistët kuqezinj.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shkruan:

“Nikol Merizaj vendos rekord kombetar por nuk kualifikohet ne finale, e treta ne baterine e saj dhe e 42-ta ne renditjen e pergjithshme.Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka perfunduar garen e 50m stil i lire, e treta ne baterine e saj me kohen 26.21 duke vendosur keshtu rekord kombetar ne kete disipline.Ky rezultat e rendit Nikol ne vendin e 42 nga 80 notare pjesemarrese, qe per fat te keq nuk ishte pjese e 16-shes se kualifikuar ne finale.I urojme shume suksese Nikol ne gara te tjera”.

Ndërkaq më herët KOKSH ka njooftuar në rrjete se Manuela Delilaj ka perfunduar plotesisht garen ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”

“Ne diten e dyte ajo garoi ne 25 m shpejtesi,rezultat ky qe i bashkohet edhe pikeve te grumbulluara dje ne garen e precizionit duke rezultuar ne totalin prej 556 pikeve, qe e rendisin ne vendin e 44-rt”, shkruan KOKSH në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!