Prezantohet Bardhi, Tuzlaspor streha e re

Mesfushori nga Fushë-Kruja Jurgen Bardhi nga Partizani i Tiranës transferohet në Turqi Tuzlaspor në Ligën e dytë. 24-vjeçari luajti me Partizanin në gjashtë sezonet e fundit, aventurë të cilën e mbylli me një titull kampion dhe disa ndeshje si titullar në Europë.

Lojtari ka arritur akordin me klubin e Tuzlaspor, ndërsa sot është
prezantuar nga klubi si blerje e re. Tuzlaspor fitoi rivalitetin me Boluspor për shërbimet e lojtarit shqiptar, i cili do të provojë për herë të parë luajë jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!