Hidhet shorti, Kupa mes risive dhe traditës

Kukësi – Skënderbeu dhe Tirana – Luftëtari, çiftet gjysmëfinale.

Skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale të Kupës: Tirana, Skënderbeu, Kukësi, dhe Luftëtari, mësuan sot shortin e turit gjysmëfinal të Kupës së 67-të të Shqipërisë, ndërsa goglat prodhuan çiftet në garë.

Tirana fituese për 16 herë të këtij trofeu, ka peshkuar Luftëtarin, ndërkohë që Kukësi do të përballet më rivalin e dekadës së fundit, Skënderbeun.

Korçarët janë trofembajtësit në fuqi, ndërsa vjet fituan me një penallti të dyshimtë ndaj Laçit. Verilindorët e kanë fituar një herë Kupën, teksa në 2016-tën, mundën me penallti bardhezinjtë. Risia mbetet Luftëtari, i cili në palmerisin e tij, nuk ka asnjë trofe.

Takimet e para gjysmëfinale, ato të vajtjes, do të luhen në datën 24 prill, ndërsa më 8 maj, në program të kthimit.

Finalja e madhe e Kupës së 67-të të Shqipërisë, në datën 2 qershor. Stadiumi që do presë finalen e papërcaktuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!